Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të shtyjë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri më 30 prill 2021. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Hoti po ashtu bën të ditur se për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria ka marrë vendim që të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30 qershor 2021.
“Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që: 1. Të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021. 2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021”, ka shkruar Hoti.