Me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës, në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për t’i dhënë në shfrytëzim komunës së Prishtinës, sipërfaqen prej 15970.51 metra katror në pronësi të Ndërmarrjes Publike Qendrore Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos).
“Kjo pronë do të përdoret për realizimin e projekteve me interes publik. Për këtë është dhënë edhe pëlqimi nga ana e InfraKos-it”, thuhet në njoftim./UBTNews