UBT News

Qeveria merr vendim për marrëveshjen me Danimarkën, 210 milionë euro për qiranë e burgjeve në Gjilan

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kështu ka bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Projektligji është votuar me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kosova përfiton 210 milionë euro nga qiraja e burgjeve për të burgosurit danezë.

Exit mobile version