Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Kështu ka bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Projektligji është votuar me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kosova përfiton 210 milionë euro nga qiraja e burgjeve për të burgosurit danezë.