Qeveria ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e policave kufitare për zbatimin e vendimit të Qeverisë për mbështetje të mërgatës.
Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky është hap i rëndësishëm.
“5 milionë euro ndahen për policat kufitare për mërgimtarët, një hap shumë i rëndësishëm”, tha Murati.
Po ashtu është votuar edhe pika tjetër e rendit ditës, ku 3 milionë euro ndahen për Fondin Monetar të garancive kreditore.