Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka miratuar strategjinë dhe planin e veprimit kundër korrupsionit 2021-2023.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri paraqiti draft-strategjinë kundër korrupsionit, duke shtuar se përmban një qasje gjithëpërfshirëse.
“Ajo përmban veprime prioritare për luftimin e korrupsionit. Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandohet të plotësojë këtë strategji në mënyrë që t’i përgjigjen sfidave. Meqenëse korrupsioni është një fushë e gjerë kjo strategji do të plotësohet me strategjinë e sigurisë”, deklaroi ai.