Qeveria e Kosovës pritet ta lansojë masën e punësimit për gratë e mbijetuara të dhunës. Sipas një njoftimi për medie të Zyrës së Kryeministrit, aktiviteti do të mbahet në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, derisa pritet të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, lansojnë Masën e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës”, thuhet në njoftim.