UBT News

Qeveria: Kurti s’takohet me Vuçiqin në Bruksel

Albin Kurti do të qëndrojë javën e ardhshme në Bruksel, derisa, aty do të takohet me përfaqësues të BE-së, kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Express.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndrojë në Bruksel nga data 28 deri më 30 prill ku edhe do të realizojë vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se mori drejtimin e ekzekutivit.

Pritet që Kurti të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn, Përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Verhelyi.

Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo ka bërë që në media të paraqiten edhe spekulime se do të mund të ketë takim Kurti-Vuçiq. Por, në BE thonë se “nuk janë në dijeni për një mundësi të tillë”.

Vuçiq pritet që më 26 dhe 27 prill t’i zhvillojë takimet në Bruksel, ndërkaq, Kurti një ditë më pas

Exit mobile version