UBT News

Qeveria Kurti rrit pagat e sektorit publik – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm fillon rritja e pagave në sektorin publik. Këtë ai e bëri të ditur në një konferencë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se pagat janë rritur çdo vit, ashtu siç e parasheh edhe Ligji, ndërsa kësaj here nuk do të rritet koeficienti, por njësia e tij. Sipas tij, të gjithë punëtorët e sektorit publik do të marrin paga më të larta prej 50 euro nga janari dhe 110 nga korriku.

“Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur ata që kanë paga më të ulëta, ne kemi shkuar maksimumin e lejuar për rritjen e pagave. Nuk po e rrisim vlerën e koeficientit, por koeficientin për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm, koeficienti do të rritet për 0.5 njësi dhe nga korriku për 0.5 njësi tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1 në janar, ndërsa në korrik i bëhet 6.6. Të gjithë të punësuarit do t’u rriten pagat 55 euro nga janari, 110 në korrik”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se ekonomisë së Kosovës çdo vjet shtohet nga 1 miliard euro “sivjet po e kalojmë 10 miliardshin e vitin tjetër do ta shtojmë 11 miliardshin”.

“Për vitin 2025 për shpenzim shënon nivelin 2.3 miliardë euro. Kjo nuk është bërë duke rritur tatimet për qytetarët madje kemi liruar edhe tatimet. Rritjen e të hyrave tatimore e kemi bër duke e luftuar kontrabandën”, tha Kurti.

Exit mobile version