Kryeministri Albin Kurti do ta mbledh kabinetin qeveritar në një punëtori ku do ta finalizojë Programin Qeverisës dhe Planin e Veprimit.
Në një përgjigje për Klan Kosova nga kabineti i shefit të ekzekutivit thuhet se kjo punëtori do të jetë e ngashme sikurse ajo e organizuar nga Qeveria Kurti I.
“Kabineti Qeveritar, secili anëtarë i tij, sipas përgjegjësive që kanë, është duke hartuar prioritet sektoriale dhe politikat që i përgjigjen atyre prioriteteve. Tanimë që u zgjodh edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, së shpejti, këtë javë apo javën tjetër, do të organizojmë një punëtori me kabinetin qeveritar, ngjashëm sikurse gjatë Qeverisë Kurti I, në të cilën do të finalizohet Programi Qeverisës dhe Plani i Veprimi”, thuhet në përgjigje, njofton Klan Kosova.
Një takim i ngashëm ishte mbajtur më 29 shkurt të vitit 2020 në Prevallë.