UBT News

Qeveria Italiane lejon gjuetinë e turtulleshave pavarësisht se renditen si specie “në rrezik”

Qeveria italiane i dha dritën jeshile për këtë vjeshtë gjuetisë së 7.5 milion turtulleshave. Ky zog shtegtar ka qenë i rrezikuar që nga viti 2015.

Vendimi i qeverisë lejon secilin prej 500,000 gjuetarëve të licencuar në vend të gjuajnë deri në 15 zogj të tillë.

Kjo do të thotë që një total prej 7.5 milion zogjsh të mbetur mund të vriten.

Ndërsa zyrtarët lokalë favorizojnë gjuetarët.

Ministria Italiane e Tranzicionit Ekologjik dhe Instituti Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Kërkimit mbështesin një ndalim 4-vjeçar të gjuetisë së zogjve.

Sidoqoftë, zyrtarët lokalë argumentojnë se gjuetia duhet të vazhdojë në marrëveshje me Federatën Italiane të Gjuetisë.

(Arjeta Ibishi, Studente Media dhe Komunikim, UBT)
 

Exit mobile version