Dje Parlamenti i Serbisë e votoi qeverinë e re të kryeministres Ana Bërnabiq. Kryeministrja e Serbisë deklaroi se Qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Si dhe deklaroi se ‘do të përkushtohet në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’.
Ndaj këtyre deklaratave reagoi zëvendëskryeministri i pare i Kosovës, Besnik Tahiri, i cili u shpreh se Kosovën e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.
Sipas Tahirit, është hipokrizi të ketë deklarata të tilla, e në anën tjetër të kërkohet normalizim i raporteve.
“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, shkroi ai në Facebook./UBTNews