Qeveria e Holandës do të udhëzojë kompanitë që të mos paguajnë për gazin rus në rubla siç ka propozuar Moska, pasi një veprim i tillë do të shkelte sanksionet e Bashkimit Evropian.
Një zëdhënës i Ministrisë së Çështjeve Ekonomike tha se vendi e kishte miratuar atë qëndrim pas një vendimi të Komisionit Evropian të mërkurën dhe se po u komunikohej kompanive të energjisë.
“Ajo që ka ndryshuar është se Komisioni (Europian) ka konkluduar dje se pagesa në rubla do të shkelte sanksionet”, tha zëdhënësi./UBTNews/