UBT News

Qeveria gjermane vazhdon masat antiCOVID, ambasada ka një njoftim për bashkatdhetarët

Qeveria gjermane ka vazhduar masat antiCOVID deri më 14 shkurt. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar bashkatdhetarët se në mbledhjen e kancelares Angela Merkes me kryeministrat e rajonit është marrë vendim që masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri më 14 shkurt.

“Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt. Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit. Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme. Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më. Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë”, njofton Ambasada./UBTNews

NJOFTIM ▶️Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën…

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Tuesday, January 19, 2021

Exit mobile version