Qeveria gjermane u ka premtuar viktimave të tërmetit të rëndë në Sirinë veriore një ndihmë të mëtejshme humanitare.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock për “Bild” ka thënë se përkundër regjimit atje, Gjermania nuk do t’i lërë njerëzit vetëm, shkruajnë mediat e huaja.
“Edhe pse regjimi i presidentit Bashar al-Assad po pengon rrugën e organizatave të ndihmës, ne nuk do t’i lëmë njerëzit atje vetëm. Bëhet fjalë për nënat, fëmijët dhe gjyshërit që kanë përjetuar luftën për më shumë se 10 vjet, disa prej të cilëve u është dashur të ikin disa herë dhe tani po vajtojnë të dashurit e tyre nën rrënoja”, tha ajo.
“Atyre, tani u mungojnë edhe nevojat më elementare për mbijetesë, një çati mbi kokë, uji i pijshëm, diçka për të ngrënë dhe ilaçe. Kjo është arsyeja pse ne po e rrisim edhe një herë ndihmën tonë për rajonin me mbi 22 milionë euro (23.5 milionë dollarë)”, tha Baerbock.
Dy javë më parë, një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, i pasuar nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.6 ballë.
Numri i të vdekurve të konfirmuar në Turqi dhe Siri është mbi 45 mijë.