UBT News

Qeveria emëron sekretarin e përgjithshëm të MKRS-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Ekzekutivi miratoi Projektligjin për mbrojtjen nga zjarri dhe udhëzimin administrativ për mënyrën e kompensimit përfshirë edhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta. Po ashtu miratuan disa vendime për shpronësim të pronave në disa qytete.

Krahas kësaj, qeveria zgjodhi Bislim Bislimin sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndërkaq, miratuan marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Exit mobile version