Qeveria e Kosovës ka emëruar drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ismail Dibrani do të jetë drejtor i burgjeve të Kosovës me mandat katërvjeçar.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se për këtë pozitë kanë aplikuar shtatë kandidatë, ndërkaq katër prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë.
“Pas vlerësimit profesional nga Komisioni Shtetëror i Pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70 për qind të pikave janë: Ismail Dibrani dhe Ridvan Hoti. Në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe pas përzgjedhjes nga Ministria e Drejtësisë, propozojë emërimin e Ismail Dibrani, për pozitën drejtor i përgjithshëm në Shërbimin Korrektues, për një mandat katër-vjeçar”, deklaroi Sveçla.