UBT News

​Qeveria emëron drejtorin e institutit për krimet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë të përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës.

Kurti para kabinetit qeveritar nënvizoi se ballafaqimi me të kaluarën është obligim për shtetin. Për këtë arsye, Kurti tha se ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor të Institutit për krimet e luftës.

“Krimet e luftës dhe gjenocidi nuk janë e shkuara. Kriminelët e luftës duhet nxjerrë para drejtësisë dhe Serbia duhet të ballafaqohet me krimet e luftës”, tha ai.

Exit mobile version