Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.
Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi-kryesues, Rrezarta Pllana-anëtare, Sajmie Thaçi-anëtare dhe Lindita Toçi-anëtare.
Kurti tha se nga 70 kandidatë në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë. Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.