UBT News

Qeveria edhe sot ka kohë ta jap mendimin për projektligjin e tërheqjes së parave nga Trusti

Qeveria e Kosovës ka kohë që sot deri në ora 16:00 të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në rast se kjo nuk ndodh, projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

Projektligji është propozuar nga PDK dhe nëse kalon, qytetarët do të kenë mundësi ta tërheqin nga 10 deri në 30 përqind e Trustit.

Opozita po përkrah projektligjin, por kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë kundër tërheqjes të Trustit.

Exit mobile version