UBT News

Qeveria e re gjermane eksportoi në Izrael armë me vlerë 4 milionë euro

Qeveria e re e koalicionit – e udhëhequr nga konservatorët në Gjermani – ka miratuar eksporte armësh me vlerë gati 4 milionë euro (4,6 milionë dollarë) në Izrael – gjatë pesë javëve të para në detyrë.

Të dhënat u zbuluan nga Ministria e Ekonomisë – në përgjigje të një pyetjeje nga anëtarja e parlamentit e partisë së majtë, Desiree Becker.

Midis 7 majit dhe 10 qershorit 2025, prodhuesit gjermanë u autorizuan të furnizonin armë me vlerë 3,986 milionë euro në Izrael – një vend që është përballur me kritika të ashpra për veprimet e tij ushtarake në Rripin e Gazës palestineze.

Në këto eksporte nuk u përfshinë armë lufte”, tha ministria.

Kjo është hera e parë që qeveria e re ka zbuluar shkallën e eksporteve të armëve të miratuara në Izrael. Vëllimi i këtyre miratimeve është relativisht i vogël krahasuar me qeverinë e mëparshme.

Ata miratuan eksporte armësh me vlerë gati gjysmë miliardi euro për Izraelin – pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, eksportet arritën në 28 milionë euro – duke e vendosur Izraelin në vendin e 10-të midis përfituesve kryesorë të eksporteve të armëve gjermane./atsh

Exit mobile version