Qeveria e Malajzisë në krye me kryeministrin Muhyiddin Yassin ka dhënë dorëheqje. Kështu deklaroi të hënën ministri i shkencës, Khairy Jamaluddin. Dorëheqja e Qeverisë erdhi pas disa muajsh trazirash politike që rezultuan në humbjen e shumicës së kryeministrit.
Kryeministri Muhyiddin u pa më herët duke hyrë në pallatin kombëtar të hënën, pas raportimeve se ai do t’ia dorëzonte dorëheqjen mbretit.
Muhyiddin Yassin bëhet kryeministri më i shkurtër në pushtet në Malajzi pasi ai dha dorëheqje pas pak më shumë se 17 muajsh në detyrë./UBTNews