Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione në përputhje me ato te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Në mbledhjen e sotme, ministrja e Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla tha se është e rëndësishme që edhe Kosova t’u bashkohet shteteve demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“MPJD propozon zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike e financiare të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe ShBA ndaj Rusisë por edhe ndaj disa individëve nga Bjellorusia”, tha ajo.
Gërvalla tha se sanksionet përfshijnë ngritje të aseteve të bankave, ndalimi i qasjes në tregje financiare, individët do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit dhe transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione.
Orët e para të mëngjesit të së enjtes, Rusia pushtoi Ukrainën.