UBT News

Qeveria e Kosovës themeloi Fondin e Sigurisë

Kryeministri Albin Kurti, në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, ka autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e Fondit të Sigurisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore që pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës.

“Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria. Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij. Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë, por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version