UBT News

Qeveria e Kosovës mbështet Këshillin Kombëtar Shqiptar me rreth 17 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka ndarë 16 mijë e 880 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.

Këshilli Kombëtar Shqiptar merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

Qeveria e Kosovës kishte ndarë 31 mijë e 530 euro për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më 26 mars të vitit 2024.

Exit mobile version