Në një njoftim në Facebook Qeveria e Republikës së Kosovës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.
Në ftesën e mirëseardhjes mes tjerash theksohet se do të ketë pagesa online të polisës kufitare, kalim të lehtësuar nëpër pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona e pa ndalesa, qasje online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën e-Kosova dhe shërbime të telekomit në të gjitha hyrjet në Kosovë.