UBT News

Qeveria e Izraelit: Vaksina Pfizer më pak efikase kundër variantit Delta

Qeveria e Izraelit thotë se nga të dhënat, vaksina Pfizer/BioNTech rezultoi më pak efikase kundër variantit Delta të COVID-19, krahasuar me variantet tjera të COVID-19.

Në një deklaratë të hënën, Qeveria njoftoi se vaksina Pfizer ofroi 64% mbrojtje kundër COVID-19. Kurse në muajin maj, kur varianti Alfa u përhap në Izrael dhe varianti Delta nuk ishte përhapur gjerësisht – doli që kjo vaksinë ishte 95.3% efikase kundër të gjitha infeksioneve.

Qeveria shtoi se vaksina ishte tani 93% efektive në parandalimin e COVID-19 krahasuar me 97% të raportuar në revistën mjekësore The Lancet në muajin maj.

Deklarata citoi të dhënat kryesore, por nuk dha detaje themelore ose detaje të tjera në lidhje me analizën e saj. Një ekip në Universitetin Hebraik tha në një deklaratë të veçantë se ishte shumë shpejt për të treguar se sa varianti Delta po ndikonte në efikasitetin e vaksinës./UBTNews

Exit mobile version