UBT News

Qeveria e Britanisë nis fushatën reklamuese për të larguar emigrantët nga Shqipëria

Mesazhet, të cilat do të shfaqen në mediat sociale, vijnë ndërsa migrimi neto në MB rritet.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të nisë një fushatë reklamuese që synon të pengojë shtetasit shqiptarë të kalojnë Kanalin Anglez.

Posterat e lëshuar nga Home Office, departamenti qeveritar i cili merret me emigracionin, paralajmërojnë se njerëzit përballen me “ndalim dhe largim” nëse bëjnë udhëtimin.

Departamenti premtoi gjithashtu të përshkruajë “rreziqet e udhëtimit” në fushatën, e cila do të zhvillohet në shqip në Facebook dhe Instagram.

Fushata vjen pasi migrimi neto në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 606,000 në 2022, 164,000 më i lartë se në 2021. Nga këto shifra, rreth 114,000 të ardhur në MB ishin nga Ukraina pas shpërthimit të luftës.

Kryeministri Rishi Sunak beson se shifrat janë shumë të larta dhe ai dëshiron t’i ulë ato. Ai e ka bërë një nga zotimet e tij kryesore të përballet me njerëzit që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka kërkuar publikisht uljen e imigrimit./UBTNews/

Exit mobile version