Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin qytetarët për konsum të energjisë elektrike deri 800 kWh, sidomos familjet në nevojë.
Rizvanolli në seancën parlamentare tha po ashtu se do të përkrahin qytetarët dhe bizneset për efiçiencë të energjisë elektrike.
“Qeveria e Kosovës i ka përcjellë me vëmendje vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për të hyrat maksimale të lejuara dhe për tarifat e energjisë për vitin vijues. Ne kemi vendosur që sikurse vitin e kaluar të qëndrojmë pran qytetarëve, duke i subvencionuar ata për konsumin deri në 800 kWh”, theksoi Rizvanolli.
Kuvendi po diskuton tani për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.