Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e konceptit për themelimin e muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo çështje duhet të adresohet në organet shtetërore, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo bie ndesh me qeverisjen e tij.
“Pajtohem që nuk është mirë të bëjmë përgjithësime për fajësimet e popujve, por nuk e di se si është i gjithë teksti aty, por pajtohem se kjo duhet të adresohet në organet shtetërore për urdhrat që janë bërë, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo nuk përputhet me qeverisjen tonë”, deklaroi ai.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se nuk është mirë të bëhen përgjithësime për fajësime të popujve.