Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), kanë mbajtur takimin e dytë të Forumit për komunitetet joshumicë në Kosovë.
Forumit për Komunitetet Jo-shumicë i paraprinë një Memorandum Mirëkuptimi i nënshkruar ndërmjet Zyrës së zëvendëskryeministres, Rexhepi dhe Organizatës Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), me seli në Mbretërinë e Bashkuar.
Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, ka thënë se bashkëpunimi me ICO-n ka rezultuar i suksesshëm.
“Personalisht jam e kënaqur me ICO-n sepse janë realizuar shumë projekte me të gjitha kategoritë, por ndoshta së bashku duhet të kyçemi me një projekt më të madh në mënyrë që qytetarët tanë të përfitojnë më shumë”.
Sekretari Gjeneral i ICO-s me seli në Londër, James Holmes, ka thënë se qëllimi i tyre është mbështetja e iniciativave me ide për komunitetin e tyre. Andaj, kërkoi nga organizatat që ta shtojnë bashkëpunimin me institucionet.
“Ka mjaftë iniciativa që janë duke ardhur dhe qëllimi i këtij forumi është që të japim mundësi si udhëheqës të komuniteteve dhe të dëgjohet fjala juaj. Qëllimi i rolit tonë dhe mbështetjes është që t’ju ndihmojmë që të prezantoni iniciativat dhe idetë politike në mënyrë të duhur”, u shpreh ai.
“Të gjitha këto gjëra që janë provuar në . ju e dini se cilat janë prioritet e juaja dhe nevojat e komunitetit dhe qëllimi i këtij procesi është që me ndihmën tonë që vërtetë të bëni identifikimin e nevojave precize dhe mënyra se si të adresohen këto. Jo vetëm që do të ketë më shumë vende pune për komunitetin tuaj por edhe për sa vende pune të nevojshme do të ketë nevojë për komunitetin e juaj. Ideja është që të keni aftësi që të prezantoni para ministrit idetë tuaja më të hollësishme”, deklaroi Holmes.
Qëllimi i këtij Memorandumi dhe i Forumit është të avancojë integrimin e komuniteteve jo-shumicë në jetën politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës dhe ICO përmes këtij bashkëpunimi synojnë të zhvillojmë strategji efektive dhe zgjidhje për sfidat me të cilat përballen këto komunitete, duke e fuqizuar rolin e tyre në zhvillimin shoqëror të vendit tonë.