Protestuesit serbë në Zubin Potok në numër më të vogël se zakonisht kanë protestuar të martën para ndërtesës së kësaj komune.
Ata janë ulur nën tendat e improvizuara si dhe në kafiteritë afër objektit komunal, ndërsa rreth orës 14:30 janë shpërndarë të qetë.
Edhe numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po qëndrojnë para kësaj komune ka qenë simbolik. Situata këtu është e qetë.