UBT News

Qeriqi: UÇK-ja nuk meriton një trajtim të tillë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, e ka cilësuar të papranueshëm aksionin e sotëm të EULEX-it. Qeriqi konsideron se UÇK-ja nuk meriton një trajtim të tillë.

“I papranueshëm fakti se si zyrtarët e EULEX-it bastisin dhe arrestojnë në zyrat e OVL-së, pa asnjë paralajmërim. Kjo situatë i ngjason një situate ku aparati shtetëror nuk egziston.Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk meriton një trajtim të tillë! Kemi qenë dhe do të jemi të bashkuar në çdo padrejtesi që na është bërë dhe na bëhet.”, ka shkruar Qeriqi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version