Një qen shpëtimtar i kthyer në maskota të policisë braziliane është bërë senzacion në internet.
I quajtur “Tetar Oliveira”, qenin e gjeti oficeri i policisë së Rios, Cristiano Oliveira, në vitin 2019, pranë stacionit të policisë. Ai ishte i braktisur, i plagosur dhe i uritur.
Qeni i veshur me uniformë policie me një armë lodër të lidhur dhe syze dielli, është bërë maskota zyrtare e batalionit të 17-të të Policisë Ushtarake të Rio de Zhaneiros, duke patrulluar përkrah oficerit të tij dhe duke vrapuar pranë motoçikletave.

Tani qeni ka llogari në Instagram me më shumë se 117 mijë ndjekës./UBTNews/