UBT News

Qeni ndihmon alpinistin i cili kishte ngecur në një vend për 13 orë

Një qen ka ndihmuar një alpinist, i cili ishte rrëzuar dhe kishte mbetur i ngecur në një përroskë për 13 orë.

Grga Brkic u plagos pasi u rrëzua 150 metra teksa po ngjitej në majën më të lartë të Velebit, një vargmal në bregdetin e Adriatikut, ditën e Vitit të Ri.

Njëzet e shtatë shpëtimtarë u përfshinë për ta ndihmuar atë, por u deshën plotë 13 orë për ta nxjerrë atë nga lugina pasi “bora, akulli, rrëshqitjet e tokës dhe pemët e thyera bllokuan shtigjet” për të arritur tek ai, shpjegoi në një deklaratë Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor (HGSS).

Brkic shoqërohej në ekspeditë nga qeni i kushëririt të tij, North. Qeni e ndihmoi Brkic të mbijetonte duke e mbajtur atë të ngrohtë.

“Miqësia dhe dashuria midis njeriut dhe qenit nuk njeh kufij”, shkroi HGSS në Facebook me një foto të Brkic të shtrirë me qenin të përkulur në prehër.

“North ra pa lëndime, por shoku i tij, një aplinist i ri, nuk pati aq fat. Ai u ul me të dhe e ngrohu me trupin e tij. Besnikëria e tij nuk u ndal as kur mbërritën shpëtimtarët, ai ishte njëri prej nesh, që ruante këtë njeri për 13 orë.

“Nga ky shembull, ne të gjithë mund të mësojmë se si të kujdesemi për njëri-tjetrin”./UBTNews/

Exit mobile version