UBT News

Qëndron Kastrati nënshkruan peticionin për krijimin e Qendrës Memoriale

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar peticionin për krijimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social facebook, ku ka shtuar se Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupa të qindra civilëve të pafajshëm gjatë luftës.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që të përkrahin këtë nismë, e cila e ka për qëllim krijimin e kësaj qendre, që do të jetë vend i përkujtimit të viktimave të krimeve të luftës, që janë gjetur në varrezat masive sekrete./UBTNews

Exit mobile version