UBT News

Qëndrimi i Turqisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO: Duhet të jemi realistë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se duhet të ketë një qasje realiste lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO. Gjatë një interviste për televizionin amerikan Bloomberg, Fidan komentoi zhvillimet aktuale dhe qëndrimin e Ankarasë mbi këtë çështje.

Duhet të jemi shumë realistë lidhur me dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s”, tha Fidan.

I pyetur nëse Trump do ta ndryshojë apo jo qasjen e ShBA-së për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Fidan deklaroi: “Nuk jam i sigurt nëse edhe administrata e mëparshme ishte apo jo në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kështu që, nuk mendoj se ka një politikë të re për këtë çështje”.

Fidan tha se këtë çështje e kanë diskutuar me partnerët evropianë dhe miqtë ukrainas dhe se duhet të kuptohet se Ukraina e kërkon këtë jo vetëm për hir të anëtarësimit në NATO, por edhe për të garantuar sigurinë e vendit të saj.

Ne nuk themi gjë për dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s, por duhet të jemi shumë realistë. Ky është qëndrimi ynë zyrtar të cilin e ka shpallur edhe presidenti ynë,” tha ai.

Exit mobile version