Akademia Ndërkombëtare Verore e Qendrës për Orientim në Karrierë ka filluar aktivitetin e saj me ligjëratën e profesorit të UBT-së, prof.dr Ferid Selimi, rreth shkrimit dhe komunikimit.
Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë u informuan nga profesori Selimi për mënyrën e të shkruarit në mënyrë akademike, për shkrimin teknik dhe atë akademik, si dhe rreth teknikave të të shkruarit, tekstit dhe stilistikës.
Në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Qendrës për Orientim në Karrierë, profesori i UBT-së, Halil Bashota, ka diskutuar me pjesëmarrësit rreth zhvillimit të karrierës dhe shkathtësive të buta.
Ai i ka informuar studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë për mënyrën se si t’i zhvillojmë këto shkathtësi, si të shkruhet një CV profesionale, letër motivuese, letër zyrtare, email, raport, kërkesa, e tema të tjera që ndërlidhen kryekëput me zhvillimin e karrierës.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Qendrës për Orientim në Karrierë ditëve në vijim do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme, me qëllim që t’iu ndihmohet studentëve që të bëjnë zgjedhje më të mira në jetën e tyre.