UBT News

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” kërkon drejtësi për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës

Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” kërkon drejtësi për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës.

22 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq.

Me ç’rast Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” thonë se edhe pas 22 vjetësh askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo edhe nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale. Kjo qendër kërkon që të vihet drejtësi për gjitha viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës.

“Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i këtij krimi monstruoz dhe askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale! Në dallim nga koha kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës gjenocidare të Serbisë, sot në cilësinë e presidentit të shtetit, vazhdon të mohojë përgjegjësinë për përgatitjen dhe zbatimin e këtij akti gjenocidar dhe për këtë fajëson forcat e NATO-s. Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Burgun e Dubravës”, thuhet në komunikatën për media nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”.

Exit mobile version