UBT News

Qendra e Mjekësisë Urgjente pas renovimit

Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë është hapur sërish pas renovimit. Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, deklaroi se investimi i vazhdueshëm në ngritje të kapaciteteve dhe infrastrukturë siguron përmirësim të cilësisë së shërbimeve të shëndetit parësor në kryeqytet.

“Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente janë renovuar e inventarizuar terësisht të gjitha hapësirat e objektit, hapësirat e parkimit dhe oborrin me hapësirat e gjelbrimit rreth objektit. Krejt kjo ndihmon që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen vashdimisht duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave”, shkroi Gashi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version