Fisnik Laha, dekan i Fakultetit Biokimi Mjekësore dhe Kimi aplikative në UBT, në një bisedë për mediat e UBT-së, ka theksuar se UBT ka qendrën më të madhe të laboratorëve testues, që shërbejnë për procesin akademik, hulumtimet e studentëve dhe stafit, si dhe për shërbime për palët e treta.
“Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe rajonale e laboratorëve testuese, që janë në përdorim nga arsimi i lartë vendor dhe rajonal”, ka thënë Laha.
Ai ka përmendur qasjet që ndiqen në raport me përdorimin e kapaciteteve laboratorike. Në radhë të parë është hulumtimi, që është shtylla kryesore e zhvillimit të arsimit të lartë, veçanërisht orientimi në fushat me aplikim të shkencave të natyrës, sigurisht edhe të shkencave të tjera.