Qendra e Karrierës në UBT, në bashkëpunim me Qendrat e Karrierës në Shkollat e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” dhe Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, kanë mbajtur një sesion informimi lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT për një karrierë profesionale.
Para maturantëve të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” dhe Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe të UBT-së, kanë dhënë detaje më shumë për mundësitë, kushtet dhe cilësinë që ofron UBT për studimet akademike.
Duke shtjelluar mundësitë e shumta për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e kësaj shkolle profesionale janë njoftuar në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.
Përmes këtij projekti, Qendra e Karrierës në UBT, është duke informuar të rinjtë anembanë Kosovës, me tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, praktikat më të mira ndërkombëtare që janë në Kosovë, si dhe mundësitë për zhvillimin sa më të mirë të një karriere profesionale.