Qendra e Karrierës në UBT, ka vazhduar me vizitat dhe sesionet informuese në kuadër të projektit për orientimin në karrierë nëpër shkolla të ndryshme në Kosovë, ku kësaj radhe vizituan qytetin e Mitrovicës.
Në këtë qytet, përfaqësues të Qendrës së Karrierës në UBT, vizituan American School of Kosova, ku nga afër informuan maturantët për mundësitë e përzgjedhjes së tyre për një të ardhme më të mirë në karrierën e tyre.
Para maturantëve prezantuan: drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, ku prezantoi më në detaje zhvillimin e tregut të punës dhe mundësitë që ky treg po i ofron për zhvillim në karrierë, dekani i Fakultetit Juridik, Visar Hoxha, i cili prezantoi programin e këtij fakulteti, kurrikulën dhe mundësitë që ofron ky program në të ardhmen, si dhe dekani i Fakultetit Shkenca Politike, Dritëro Arifi, i cili prezantoi programin e fakultetit, si dhe detaje të tjera që ndërlidhen me karrierën e tyre profesionale përmes kësaj fushe të studimit.
Në këto sesione informuese, para studentëve prezantuan platformën e UBT-së edhe profesoresha Afete Shala-Musliu, si dhe profesori Milaim Berisha, ku shpalosën praktikat e mira që është duke i ofruar UBT, për t’iu mundësuar studime efikase akademike, si dhe një karrierë që gjithnjë e kanë ëndërruar.