Qendra e Karrierës në UBT, në bashkëpunim me Klubin e Karrierës në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, kanë mbajtur një sesion informimi lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT për një karrierë profesionale.
Para maturantëve të Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, drejtori i Qendrës së Karrierës, Halil Bashota, së bashku me koordinatoren e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Samire Sadiku, ka shpjeguar më shumë për mundësitë, kushtet dhe cilësinë që ofron UBT për studimet akademike.
Duke shtjelluar detaje për zhvillimin e tregut të punës dhe rëndësinë e madhe të profilizimit, maturantët e kësaj shkolle profesionale janë njoftuar më në detaje për profesionet të cilat janë trend global në gjithë botën, e të cilat mund t’i gjejnë në programet e studimit që i ofron UBT.
Përmes këtij projekti, Qendra e Karrierës në UBT, është duke informuar të rinjtë anembanë Kosovës, me tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës, praktikat më të mira ndërkombëtare që janë në Kosovë, si dhe mundësitë për zhvillimin sa më të mirë të një karriere profesionale.