Qendra e re “Innovation & Technology Hub”, e menaxhuar nga UBT Prishtinë, është shndërruar në një histori suksesi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në qytetin e Korçës e më gjerë.
Bashkia e Korçës bëri të ditur se, kjo qendër mbështet të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të trajnohen në fushën e teknologjisë inovative, me qëllim orientimin e tyre drejt tregut ndërkombëtar të punës.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se, falë projekteve inovative në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe punës së palodhur të të rinjve të talentuar, Korça po shndërrohet në një model suksesi.
Filo tha se, në Korçë është gjithmonë në rritje numri i të vetëpunësuarve si freelencer dhe kërkesa e të rinjve për të qenë pjesë e trajnimeve që zhvillohen tek Qendra e re e Teknologjisë dhe Inovacionit në Korçë.
Sipas tij, Korça qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë po orienton të rinjtë në tregun online të punësimit, nxit sipërmarrjet inovative dhe avancimin e komunitetit të startup-eve për të rinjtë. /ATSH/