UBT News

Qëllohet për vdekje ylli i TikTok-ut

Ylli i TikTok-ut, Swavy është qëlluar për vdekje, konfirmoi familja e tij. 19-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Matima Miller, u qëllua për vdekje të hënën, njoftoi policia e shtetit amerikan të Delaware. Detajet rreth këtij rasti nuk dihen.

Familjarët e tij thanë se do të kërkojnë “drejtësi për Swavy”.

“Ky është vetëm fillimi, ne do ta mbajmë gjallë emrin e tij dhe do të vazhdojmë trashëgiminë e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.

Swavy kishte 2.7 milionë ndjekës në TikTok dhe mbi 400 mijë në Instagram. Disa nga videot e tij në TikTok kanë pasur më shumë se 100 milionë pëlqime dhe videoja e fundit e tij ka më shumë se 6.8 milionë shikime./UBTNews

Exit mobile version