UBT News

Qëllohet për vdekje një ministër i Republikës Dominikane

Ministri i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar për vdekje në zyre nga miku i tij më i afërt, thonë zyrtarët.

Orlando Jorge Mera, 55-vjeçar, po mbante një takim në kohën e sulmit. Së paku gjashtë të shtëna u dëgjuan.

Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit. Ai tani është në paraburgim. Motivi i rastit ende nuk dihet.

Në një prononcim për media, familja e tij thanë se ai u qëllua disa herë nga shoku i tij i fëmijërisë./UBTNews/

Exit mobile version