Forcat iraniane të sigurisë vranë një adoleshent me armë gjahu në qytetin e Mashhadit, thanë burimet për BBC Persian.
Abolfazl Adinezadeh, 17-vjeçar, braktisi shkollën për t’iu bashkuar protestave antiqeveritare më 8 tetor, por ai nuk u kthye më në shtëpi.
Autoritetet nuk e kanë komentuar rastin, por në certifikatën e tij e vdekjes, e marrë nga BBC, thuhet se ai vdiq si rezultat i dëmtimit të mëlçisë dhe veshkave.
Prindërit e Abolfazlit fillimisht nuk e kishin idenë se çfarë ka ndodhur me të pasi ai mori pjesë në protesta, sipas burimeve. Por të nesermën ministria e arsimit i telefonoi dhe iu tha ta merrnin nga komisariati lokal. Kur arritën atje, prindërve iu kumtua lajmi se ai ka vdekur.
Burimet thanë se familja ishte nën presion për të thënë se djali i tyre ishte anëtar i Basij, një forcë famëkeqe paraushtarake që është e përfshirë në shtypjen e dhunshme të protestave.
Autoritetet kanë akuzuar “rebelët” të mbështetur nga armiqtë e huaj të Iranit për vrasjen e anëtarëve të Basij dhe forcave të tjera të sigurisë gjatë trazirave aktuale./UBTNews/