Është qëlluar për vdekje një ambasador Italian në Republikën Demokratike të Kongos. Luca Attanasio, 43-vjeçar ka vdekur në spital të hënën, pasi makina me të cilën po udhëtonte ai u sulmua në një atentat.
Në këtë atentat mbetën të vdekur edhe një polic dhe një shofer kongolez.
Luca Attanasio ishte një nga diplomatët më të rinj në moshë. Pas disa eksperiencash në misionet diplomatike në Marok, Nigeri e Zvicër, prej marsit të 2017 ishte emëruar në krye të misionit diplomatik në Kongo.
I lindur në Milano dhe i diplomuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Boconit, ai nisi karrierën e tij diplomatike në vitin 2003.
Attanasio ishte i martuar me një shtetase kongoleze dhe ishte baba i dy fëmijëve./UBTNews