Në Francë janë qëlluar për vdekje tre oficerë policie në një sulm me armë zjarri.
Efektivët, të cilët i përkisnin ndërmarrjes së Ambert, u qëlluan për vdekje nga një burrë 48 vjeç, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin një grua që ishte në çatinë e një shtëpie nga frika e dhunës së bashkëshortit, raportojnë mediat franceze.
I dyshuari, 48-vjeçar, fillimisht vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Pastaj ia vuri flakën shtëpisë dhe i vrau dy oficerë tjerë. Ndërkaq bëhet e ditur se një grua u shpëtua.
Kryetari i Saint-Just, François Chautard njoftoi se shtëpia u dogj dhe policia ishte në përpjekje për ta kuptuar nëse i dyshuari ishte brenda në shtëpi ose u largua.
Por ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin konfirmoi se i dyshuari u gjet i vdekur. Megjithatë nuk dha më shumë detaje./UBTNews